Rita Ora me çantë 20 mijë dollarëshe “Harmes” në sfilatën e Michael Kors në Javën e Modës në New York

Bota e Yjeve

Rita Ora me çantë 20 mijë dollarëshe “Harmes” në sfilatën e Michael Kors në Javën e Modës në New York

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:06
Rita Ora

Ajo së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e saj gjatë festivalit.

Dhe Rita Ora vazhdoi paradën e saj të modës teksa mori rrugën për në shfaqjen e Javës së Modës në New York të Michael Kors të hënën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej sensacionale teksa veshi një kostum të zi vezullues, me pantallona të stilit shiz në pjesën e poshtme.

Image
Rita Ora

Ishte shumë larg pamjes së saj një ditë më parë, kur ajo u pa duke ateruar në aeroportin ‘JFK’ e veshur me një jelek të bardhë të prerë, poshtë të cilin kishte veshur një palë pantallona sportive të hirta.

Rita i shtoi pamjes edhe më shumë elegancë me një palë “Birkenstocks” të zeza, gjersa kishte me vete edhe një çantë “Hermes Togo Birkin”, e cila kushton 20,000 dollarë (18,600 euro).

Image
Rita Ora

Ndërsa këngëtarja, 32 vjeçe, ka një orar të ngjeshur me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në New York, ajo humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi – dasmën e ish-të dashurit të saj Calvin Harris me Vick Hope.

Rita – e cila u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi vitin e kaluar – u nda nga Calvin në vitin 2014 pak më shumë se një vit lidhje.

Image
Rita Ora

Ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti ‘e zënë ngushtë’ kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitter.

U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e rrjeteve sociale që thoshte: “Për të adresuar spekulimet – unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është një grua e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”.

Thuhet se ai i dha fund lidhjes pasi ish-çifti kishte ‘debatuar prej muajsh’. Gjithashtu u pretendua se tejet i njohuri për privatësinë e tij, Calvin, ‘e urrente vëmendjen shtesë’ që i erdhi pas takimit me Ritën.

Tensionet dukej se po përkeqësoheshin mes çiftit, pasi Calvin thuhet se e ‘ndaloi’ Ritën të performonte ndonjë nga materialet muzikore të tyre të bashkëpunuar – veçanërisht melodinë tërheqëse “I Will Never Let You Down”, e cila e ngjiti Ritën aso kohe në krye të top-listave.

Megjithatë, në vitin 2017, Rita këmbënguli se ajo kishte kaluar nga ndarja e ashpër, duke thënë për The Guardian: “Është një nga këto gjëra që… Epo, për mua është në të kaluarën. Çfarëdo që them, disi kthehet në titull dhe kthehet sërish në histori”.

Duke hedhur poshtë spekulimet se dyshja janë ende në mosmarrëveshje, ajo u sigurua të shtonte: “Ai është një djalë i shkëlqyer dhe ne jemi në marrëdhënie të mira tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat