Kim Kardashian thekson linjat e formësuara të trupit gjatë një tjetër paraqitje në Los Angeles

Bota e Yjeve

Kim Kardashian thekson linjat e formësuara të trupit gjatë një tjetër paraqitje në Los Angeles

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 16:46
Kim Kardashian

Kim Kardashian shijoi një natë familjare me vajzën e saj North dhe mbesën Penelope Disick teksa ata shkuan për darkë në Nobu në Malibu të premten.

Ylli 42 vjeç, u duk me shumë stil me një veshje që nxirrte në pah figurën e saj atraktive.

Kim veshi një bluzë të zezë, pa mëngë, e cila u fut në belin e pantallonave xhins të lirshme.

Image
Kim Kardashian

Ajo u kompletua me një palë taka të hapura, ngjyrë bezhë, të cilat fshiheshin pjesërisht nga cepat e gjatë të xhinseve të saj.

Flokët e saj të errëta u kthyen përsëri në një stil elegant, duke parandaluar që çdo fije e lirshme të binte në fytyrën e saj, teksa kishte edhe një çantë të vogël në dorë.

Image
Kim Kardashian

Kardashian ka patur një program të ngjeshur dhe së fundmi është kthyer në Bregun Perëndimor pasi kaloi kohë në qytetin e New Yorkut.

Në fillim të kësaj jave, të martën, nëna e katër fëmijëve u pa e veshur me një fustan rozë me mëngë të gjata, teksa mori pjesë në galën e 2-të vjetore Caring For Women me yje.

Personaliteti televiziv iu bashkua personazheve të tjerë të famshëm që ishin në këtë ngjarje magjepsëse, si Nicole Kidman, Salma Hayek dhe gjithashtu Olivia Wilde.

Kim dhe familja e saj janë përgatitur gjithashtu për publikimin e sezonit të katërt të serialit të tyre hit Hulu, “The Kardashians”, i cili është planifikuar të shfaqet premierë në faqen e transmetimit më vonë këtë muaj më 28 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat