Fjolla Morina drejt martesës?

Bota e Yjeve

Fjolla Morina drejt martesës?

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 19:33
Fjolla Morina

Gjendja e Fjolla Morinës duket më e mirë pasi mori ndihmën e duhur mjekësore. Muajin e kaluar ajo u shtrua në klinikë e trajtimi përfundoi ditë më parë. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

Ajo publikoi edhe një video në Instagram ku bënte me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video pas daljes nga spitali.

E tani ajo na ka prezantuar me partnerin e saj.

Këngëtarja publikoi pak ditë më parë në mediat sociale një selfie në krahët e tij ku shihen në një ambient romantik e të zbukuruar me tullumbaca.

Image
Fjolla Morina me te dashurin

Partneri i saj i ri duket të jetë i panjohur në botën e showbizit teksa krah fotos Fjolla shkroi vetëm: "Zemra ime".

Mirëpo, pas tyre në mur është shkruar me tullumbace "Nuse e ardhshme(Bride to be)", duke ngritur aludime se ata po mendojnë për martesë. Diçka që e ka raportuar edhe "Prive" në emisionin e fundit duke zbuluar se burime pranë çiftit i kanë bërë me dije diçka të tillë.

Gjithsesi deri tani nuk ende detaje apo diçka të konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat