Fero thotë se ishte një “luan” gjatë lidhjes me Arbenitën

Bota e Yjeve

Fero thotë se ishte një “luan” gjatë lidhjes me Arbenitën

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 13:50
Fero dhe Arbenita

Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero, po vazhdon të jetë shumë i përfolur edhe pas largimit të tij nga muzika.

Ai ka qenë në veçanti në titujt e mediave lidhur me jetën e tij private, përkatësisht raportet me partneren e tij Arbenita Ismajli.

Kjo e fundit e kishte akuzuar publikisht për dhunë dhe madje e kishte denoncuar edhe në polici, gjersa edhe pas kësaj ngjarje u panë sërish bashkë.

Së fundmi, ish-reperi gjilanas ka vendosur t’u tregojë ndjekësve të tij me anë të një metafore, se si ka qenë ai si partner i Arbenitës.

Bëhet fjalë për një video ku shihet një luan, teksa ledhaton partneren e tij luaneshë.

Image
Postimi

“Unë kur isha me Arbenitës”, ka shkruar ish-reperi në mbishkrimin e këtij postimi.

Përndryshe, muajin e kaluar Fero njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë islame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat