Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Bota e Yjeve

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:55
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është padyshim ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Ajo tërheq vëmendje me pothuajse secilin postim që bën dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Fjolla erdhi provokuese në disa imazhe të reja që ndau me fansat e saj në llogarinë e Instagramit, teksa vuri në pah fizikun joshëse.

Autorja e “Syn syn” u shfaq në formë të mirë teksa kishte të veshur një mini-fustan të zi me dantella që e përshtati me një palë çizme me taka.

Për një dukje më të kompletuar, Fjolla u pa me makijazh të theksuar ndërsa flokët i la të lira mbi supe.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, Fjolla tashmë thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie, madje edhe martesa është në planet e saj të afërta.

Theksojmë që këngëtarja është nënë e dy vajzave nga dy lidhje të mëparshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat