A janë fejuar Zendaya dhe Tom Holland? Aktorja reagon pas spekulimeve

Bota e Yjeve

A janë fejuar Zendaya dhe Tom Holland? Aktorja reagon pas spekulimeve

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:05
Zendaya dhe Tom Holland

Zendaya mund të ndjejë euforinë në marrëdhënien e saj me Tom Holland, por kjo nuk do të thotë se ata janë gati për të shkëmbyer unaza.

Aktorja ka mohuar fejesën e tyre përmes një reagimi në Instagram Story pas aludimeve të krijuara sepse u shfaq me një unazë në gisht.

"Unë nuk mund të postoj asgjë," tha ajo në një video të shpërndarë në Story. "E postova për kapelën time. Jo për unazën në dorën time të djathtë, seriozisht ."

Ajo vazhdoi duke qeshur, "Vërtet mendoni se do e jepja në këtë mënyrë këtë lajm?"

Më pas 27-vjeçarja ripostoi foton origjinale, e cila shfaqte aktoren në një selfie në një reflektim në makinë. Ajo mban një kapelë Golden State Warriors dhe një unazë të madhe në dorën që mban telefonin e saj. Ajo shkroi krah saj: "Më lejoni ta tregoj trupin e plotë në mënyrë që të mund të qetësoheni".

Image
Zendaya

Që kur aktorët e Spider-Man filluan të takoheshin pothuajse tre vjet më parë, ata e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut dhe mediave sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat