Plot shkëlqim e elegancë – Gigi Hadid mahnit në darkën “Residence X LuisaViaRoma”

Bota e Yjeve

Plot shkëlqim e elegancë – Gigi Hadid mahnit në darkën “Residence X LuisaViaRoma”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:11
Gigi Hadid

Gigi Hadid duket elegante me një veshje kremi glamuroze teksa merrte pjesë në darkën “Residence X LuisaViaRoma” në Milano.

Hadid tregoi fizikun e saj me një veshje magjepsëse ngjyrë bezhë ndërsa mori pjesë në darkën e “Residence X LuisaViaRoma” në restorantin Il Baretto Milano të enjten (21 shtator), shkruan DailyMail.

Modelja 28-vjeçare ka treguar disa pamje jashtëzakonisht elegante gjatë Javës së Modës në Milano këtë javë.

Image
Gigi Hadid

Nëna e një fëmije tregoi trupin e saj të tonifikuar me një jelek kremi dhe shfaqi këmbët e saj të gjata me pantallona të ngjashëm.

Gigi kaloi nëpër rrugët italiane dhe pozoi për fotografët me njërën dorë në xhep.

Image
Gigi Hadid

Engjëlli i “Victoria’s Secret” shtoi një palë këpucë me ngjyrë gjithashtu bezhë dhe përshtati veshjen e saj me një çantë të vogël të mbërthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat