Selena Gomez shfaqet në super formë përmes imazheve në Instagram

Bota e Yjeve

Selena Gomez shfaqet në super formë përmes imazheve në Instagram

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:43
Selena Gomez

Selena Gomez është shfaqur e zjarrtë në postimin e saj të fundit në Instagram të shtunën.

Ylli botëror, në postimin e saj në InstaStory shfaqet me një dukje shumë tërheqëse, veshur me një fustan si këmishë me kopsa dhe çizme të zeza të lëkurës të gjata deri mbi gju.

Këngëtarja e “Single Soon”, 31 vjeçe, dukej magjepsëse me këtë veshje në një “selfie” në pasqyrë.

Image
Selena Gomez

Ajo i lëshoi flokët e saj të zi me një model të thjeshtë dhe të drejtë që ishte i ndarë mirë në mes.

Këngëtarja i largoi flokët e saj të mëndafshtë dhe me shkëlqim pas veshëve për të ekspozuar një palë vathë të trashë.

Image
Selena Gomez

Kohëve të fundit, ylli botëror ka mahnitur fansat me dukjet e saj, e sidomos me atë të MTV VMA-së, ku shkëlqeu me fustanin e kuq shumë të përfolur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat