Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 07:25
Luana Vjollca

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë e pranishme edhe këtë vit në Javën e Modës në Milano.

Prezantuesja dhe këngëtarja ka marrë vëmendje me paraqitjen gjatë shfaqjes së ‘Philipp Plein”.

Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë të zi të prerë në pjesën e gjoksit si dhe me një xhaketë po ashtu të ngjashme.

Image
Luana Vjollca

E njëjta nuk ka ngurruar që me ndjekësit të ndajë disa poza të veçanta e momente nga ky event.

Ajo këtë kohë është e angazhuar si moderatore në programin e dashurisë, “Love Island”.

Image
Luana Vjollca

Ky format vjen për herë të parë në Shqipëri dhe tashmë po bën një bujë të madhe.

Java e Modës në Milano ndërkohë ka nisur më 19 shtator deri më 25 shtator.

Image
Luana Vjollca
Image
Luana Vjollca
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat