Bora Zemani duket e mrekullueshme në fotografitë e reja me fustan të bardhë

Bota e Yjeve

Bora Zemani duket e mrekullueshme në fotografitë e reja me fustan të bardhë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 23:30
Bora Zemani

Bora Zemani do të jetë sërish prezantuese e spektaklit të kërcimit, “Dancing With the Stars”.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë që nga nisja e këtij programi, u bë e ditur se ylli i famshëm do të jetë udhëheqëse edhe në këtë edicion.

Ajo me këtë rast ka shpërndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me një fustan të bardhë të gjatë.

Image
Bora Zemani

Dukjen e ka kompletuar me një byzylyk rreth kokës si dhe me një triko me pupla.

“Do të kërcejmë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Në edicionin e parë të këtij formati u shpall fituese blogerja Sara Hoxha, e cila si partner kishte Luixhino Halën.

Në jurinë e këtij viti janë: Valbona Selimllari, Ilir Shaqiri, Olta Gixhari dhe balerina Lori Bala.

Ndonëse edhe këtë vit nuk do të mungojnë emocionet dhe surprizat nga konkurrentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat