Bella Hadid shfaq linjat e saj mahnitëse në një fustan të zi në fotografitë e reja nga pushimet tropikale

Bota e Yjeve

Bella Hadid shfaq linjat e saj mahnitëse në një fustan të zi në fotografitë e reja nga pushimet tropikale

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:32
Bella Hadid

Bella Hadid tregoi bukurinë e saj natyrale e veshur me një fustan të shkurtë të me në disa fotografi tropikale që ajo postoi në Instagram të premten.

Supermodelja, 26-vjeçare, e cila së fundmi u pa në një shëtitje të rrallë në New York me vëllain Anwar Hadid, pasi zbuloi betejën e sëmundjes “Lyme” mori poza të ndryshme afër oqeanit, menjëherë pasi dielli kishte perënduar, shkruan DailyMail.

Bukuroshja ka nxjerrë në pah trupin e saj mahnitës duke veshur një fustan të zi pa rripa me një prerje të madhe në pjesën e përparme në mënyrë që ylli të shfaqte lehtësisht mesin e saj të tonifikuar.

Image
Bella Hadid

Flokët e saj voluminoz u ndanë anash dhe pa mundim rrodhën poshtë shpatullave të saj në valë të lehta.

Minifustani përmbante një varëse me shkëlqim, argjendi në pjesën e përparme dhe ishte e fiksuar me pëlhurë që ishte e lidhur në një hark në anën e pasme.

Image
Bella Hadid

Bella zgjodhi aksesorët minimalë për të lejuar veshjen të ishte pika kryesore qendrore dhe u pa e veshur me byzylykë portokalli me rruaza në kyçin e saj të djathtë.

Modelja ka nxjerrë në pah lëkurën e saj natyrale me vesë gjatë fotosesionit që u zhvillua në muzg.

Hadid mund të shihej duke qëndruar përpara ca grilave të bardha, ndërsa oqeani i qetë shtrihej pas saj, me një shkëlqim të zbehtë portokalli që kulmonte nëpër re.

Në mbishkrimin e postimit të saj të fundit, ylli thjesht shkroi për 59.7 milionë fansat dhe ndjekësit e saj, ‘Gusht 2023’.

Image
Bella Hadid

Bella u kthye në Instagram të premten pas një pauze njëmujore nga platforma e rrjeteve sociale, me postimin e saj të fundit që u shpërnda në faqen e saj kryesore më 24 gusht.

Gjithashtu në fillim të muajit të kaluar, modelja u hap me ndjekësit e saj për të luftuar një shpërthim të keq me sëmundjen “Lyme”, nga e cila vuan që nga viti 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat