Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit, ndërsa thotë se ka kaluar disa ‘ditë të egra’

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit, ndërsa thotë se ka kaluar disa ‘ditë të egra’

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:56
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet profesionale apo jeta e përditshme.

Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur tejet atraktive.

Image
Rita Ora

“Ditët e mia të fundit kanë qenë vërtet egra. Në ndalesën tjetër”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.

Këngëtarja nga Kosova, përndryshe ka përmbyllur një sezon të suksesshëm në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Image
Rita Ora

Ajo gjithashtu do të jetë në jurinë e spektaklit “The US Masked Singer”, për sezonin e ardhshëm.

Ky vit ka qenë në tërësi shumë i suksesshëm për Ritën, pasi gjatë verës ajo publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “You and I”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat