Ronela Hajati duket joshëse në imazhet e reja ndërsa shfaqet me ndryshim në pamje

Bota e Yjeve

Ronela Hajati duket joshëse në imazhet e reja ndërsa shfaqet me ndryshim në pamje

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 23:08
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati krahas aktivitetet muzikore është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo shpesh herë ndan me fansat e saj, sidomos në Instagram foto që marrin vëmendje dhe komentohen.

Njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi kur ajo postoi disa imazhe të reja nga qëndrimi i saj në New York.

Image
Ronela Hajati

E veçanta e fotografive ishte ndryshimi në pamje i Ronelës, pasi ajo u shfaq me flokë të zeza.

E veshur me shumë stil, bluzë kroset me ngjyrë të bardhë, xhinse, një xhaketë të zezë me vija dhe atletet gjithashtu të bardha, autorja e “Leje” dukej në super formë.

Image
Ronela Hajati

“Showbizzi shqiptar” Ky pitstop ku çdo gjë qe merrni vesh është e vërtetë sa dhe flokët e mia të zeza. P.s Më duhet të vazhdoj t’ju them që s’ju jap dot shumë detaje për këngën tek videoja e fundit”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit teksa shihet duke u argëtuar me shoqëri.

Image
Ronela Hajati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat