Madonna në moshën 65 vjeçare mahnit me vitalitetin dhe veshjen provokuese

Bota e Yjeve

Madonna në moshën 65 vjeçare mahnit me vitalitetin dhe veshjen provokuese

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:57
Madonna

Ajo shihet shpesh në rrjetet sociale duke përdorur një mori filtrash.

Megjithatë, Madonna po tregonte veten e saj të vërtetë të enjten në mbrëmje, ndërsa doli në Londër për të marrë pjesë në ekspozitën e artit të djalit të saj Rocco Ritchie me fëmijët e saj, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit ”Like A Virgin”, 65 vjeçe, e cila do të nisë turneun e saj “Celebration” me 78 data në ‘The O2’ të shtunën mbrëma, dukej sensacionale teksa kishte veshur një palë pantallona me bel të lartë dhe doreza me material rrjetë.

Image
Madonna

Ajo i la flokët e saj bionde të hijshme dhe të drejta, ndërsa kishte vendosur një palë syze të zeza të diellit.

Rocco, të cilin ajo e ka me ish-partnerin Gay Ritchie, po shfaqte punën e tij në Frieze në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar – diçka që Madonna e lavdëroi si ‘të jashtëzakonshme’.

Image
Madonna

Madonna kishte veshur një palë doreza me material rrjete me një gjerdan të trashë argjendi dhe një unazë me një motiv M të veshur mbi doreza.

Asaj iu bashkua në këtë ngjarje djali i saj i adoptuar David Banda, 18 vjeç dhe Stella McCartney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat