Rita Ora në ballinat e revistave “L’Officiel Brasil” dhe “Antidote”

Bota e Yjeve

Rita Ora në ballinat e revistave “L’Officiel Brasil” dhe “Antidote”

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 11:25
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një emër shumë i kërkuar nga revistat më me nam botërore.

Së fundmi, 32-vjeçarja ka pozuar për kopertinat e dy revistave të famshme, “L’Officiel Brasil” dhe “Antidote Magazine”.

“Rita Ora është padyshim një fuqi! Për kopertinën tonë, Rita tregoi në një intervistë ekskluzive me ‘L’Officiel Brasil’, se si e filloi karrierën e saj derisa u vendos sot si një artiste e suksesshme solo. Dhe gjithashtu tregon se është frymëzuar nga figurat ikonike si Cher, Naomi Campbell, Kate Moss dhe Madonna, gjë që sigurisht reflekton në imazhin e saj magjepsës”, shkroi revista “L’Officiel Brasil në Instagram, teksa prezantoi koopertinën e re.

Image
Rita Ora

Këngëtarja e lindur në Kosovë ka qenë shumë e zënë kohëve të fundit, pasi ajo krahas angazhimeve në muzikë është prezente edhe në televizion.

Rita këtë vit njashtu publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, “You and I” – një album me këngë dashurie, të cilat ia dedikon bashkëshortit të saj.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat