Kourtney Kardashian tregon barkun e rrumbullakosur me një palë sytjena lëkure dhe të brendshme në fotosesionin e “Vanity Fair Italy”

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian tregon barkun e rrumbullakosur me një palë sytjena lëkure dhe të brendshme në fotosesionin e “Vanity Fair Italy”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:21
Kourtney Kardashian

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka shfaqur barkun e saj të shtatzënisë në vetëm një set sytjenash lëkure dhe të brendshme për realizimin e kopertinës dixhitale të tetorit “Vanity Fair Italy”.

Motra e Kardashianëve është vetëm pak ditë para se të mirëpresë fëmijën e saj të katërt, këtë herë me bashkëshortin e saj Travis Barker.

Tani Kourtney, 44 vjeçe, ka pozuar për edicionin e tetorit të “Vanity Fair Italy”, duke treguar barkun e saj të fryrë teksa ajo i afrohet datës së lindjes, shkruan DailyMail.

Image
Kourtney Kardashian

Kourtney mahniti vetëm me një sytjena lëkure të zezë dhe të brendshmet e saj, duke vënë në pah barkun e saj masiv të shtatzënisë nën një vello të madhe të zezë.

Personaliteti televiziv kishte unaza argjendi në gishta dhe vathë të ngjashëm me prerjen e saj të shkurtë të flokëve me ngjyrë të zezë, të lagur.

Image
Kourtney Kardashian

Kourtney shfaqi një grim të plotë glamoroz dhe një shprehje të zjarrtë për kamerën teksa zbukuronte kopertinën e revistës së famshme.

I rishpërndarë në faqen zyrtare në Instagram të Vanity Fair, postimi shkruhej: “Pas dy vitesh përpjekjeje, ajo mbeti shtatzënë natyrshëm në moshën 44-vjeçare. Dhe atyre që kritikojnë shtatzëninë në moshën e saj, Kourtney Kardashian Barker u përgjigjet: “Ato komente nuk bëjnë”. Unë thjesht them: si mund ta vësh në dyshim planin e Zotit?

Image
Kourtney Kardashian

“Sepse kështu e shoh këtë shtatzëni, e cila erdhi kur Travis dhe unë as që po e mendonim më dhe një vit pasi ndaluam IVF-në”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat