Rita Ora shfaqet në poza provokuese për revistën “L’Officiel Brasil”

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet në poza provokuese për revistën “L’Officiel Brasil”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:24
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për revistën me nam ndërkombëtar, “L’Officiel Brasil”.

Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe personazhet nga të cilët ka marrë frymëzim.

Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare.

Image
Rita Ora

Teksa ka realizuar një fotosesion mjaft seksi për revistën, 32-vjeçarja ka folur edhe për mënyrën se si arrin ta mbajë veten në top formë.

Mendoj se nga njëra anë është të kujdesem për veten dhe të dëgjosh trupin tim. Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për mua. Nëse mund të kryej të gjithë punën time dhe përsëri të fle një natë të plotë, atëherë e di se kam bërë një punë të mirë. Por nga ana tjetër, gjithmonë pyes veten: ‘A do të ketë rëndësi kjo pesë vjet nga tani?’ Dhe nëse përgjigja është jo, atëherë vazhdoj dhe përpiqem të mos lejoj që stresi të më zërë më hapësirë ​​në kokën time”, tha Ora.

Image
Rita Ora

Këngëtarja ka pasur një vit të ngjeshur me punë, pasi gjatë verës ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, “You and I”, gjersa ka qenë pjesë edhe e spektakleve të famshme “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat