Paris Hilton mahnit me fustan dantelle bardh e zi gjatë një eventi në New York

Bota e Yjeve

Paris Hilton mahnit me fustan dantelle bardh e zi gjatë një eventi në New York

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:09
Paris Hilton

Paris Hilton dukej tamam biznesmene, në New York të hënën mbrëma.

Ish-personaliteti i televizionit 42-vjeçare mahniti me një fustan të zi me model elegant me jaka të bardhë teksa përfaqësonte “11:11 Media and Catapulting Brands” në eventin e rrjeteve “Cultural Zeitgeist”, shkruan DailyMail.

Duke përfaqësuar median “11:11” si CEO dhe bashkëthemeluese e kompanisë, Paris i tërhoqi flokët e saj bionde në një bisht elegant të lartë.

Image
Paris Hilton

Duke e përmbyllur pamjen e saj me një palë geta të zeza dhe këpucë elegante me majë. Ajo i mbajti aksesorët e saj thjesht, duke hedhur një byzylyk floriri në njërin dorë.

Krijuesja e hitit “Stars Are Blind”, mbajti një ton më serioz ndërsa foli në panelin për ngjarjen mediatike “11:11”.

Image
Paris Hilton

Ndërsa shumica e njohin yllin e “Simple Life” që nga koha e saj në televizion dhe duke qenë një nga ndikuesit e parë në botë, Paris gjithashtu ka ndërtuar në heshtje perandorinë e saj të biznesit gjatë viteve.

Ajo u ngjit në skenë me presidentin e medias “11:11” COO Bruce Gersh gjatë ngjarjes së organizuar nga kompania e saj, e cila u përqendrua rreth temës “lansimi i markave në kulmin e kulturës”.

Bruce dhe Paris bashkëthemeluan kompaninë globale të medias në vitin 2021 së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat