Dua Lipa shfaqet tejet simpatike me flokët e kuqe të zjarrta, teksa shijon një shëtitje në Paris

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet tejet simpatike me flokët e kuqe të zjarrta, teksa shijon një shëtitje në Paris

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:22
Dua Lipa

Dua Lipa ka treguar modelin e ri të flokëve teksa mbërriti në Paris të premten.

Ylli i popit, 28 vjeçe, solli ndryshime duke i lyer flokët e saj të errëta në të kuqe vishnje, të cilat i shfaqi teksa mbërriti në stacionin “Gare du Nord” në kryeqytetin francez.

Krijuesja e hitit “levitating” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa hynte në qytet e rrethuar nga shoqëruesit e saj, shkruan DailyMail.

Ajo mund të shihej e mbështjellë ngrohtë me një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, e cila plotësohej nga një çantë e zezë “Chanel” në supe.

Ylli fitues i çmimit “Grammy” vendosi syze të errëta dhe aksesorë me një palë vathë të vegjël me rrathë.

Këngëtarja e “Dance the Night” fillimisht zbuloi pamjen e saj të re në Instagram javën e kaluar në mes të kthimit të saj në rrjetet sociale.

Aktorja e “Barbie” pastroi Instagramin e saj nga të gjitha fotot e saj, por vendosi të kthehej në faqe në fillim të kësaj jave.

Ajo postoi një pozë të zjarrtë, e cila tregonte flokët e saj të kuq të ndezur, ndërsa u afrua me 88 milionë ndjekësit e saj.

Ajo pyeti fansat: “Ju ka marrë malli?”

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat