Hailey Bieber tregon barkun e saj të tonifikuar në një takim kafeje me burrin e saj Justin

Bota e Yjeve

Hailey Bieber tregon barkun e saj të tonifikuar në një takim kafeje me burrin e saj Justin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 09:03
Hailey Bieber dhe Justin Bieber

Hailey Bieber tregoi fizikun e saj tepër të tonifikuar teksa doli për kafe me bashkëshortin e saj Justin në West Hollywood të shtunën pasdite.

Teksa e ekspozonte mesin e saj të hollë me një bluzë të bardhë Calvin Klein dhe pantallona të zeza të shkurtra, supermodelja, 26 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës së viteve nëntëdhjetë.

Nga syzet e saj të vogla të zeza, të frymëzuara nga stili ‘vintage’, deri te flokët e saj të drejtë super të shndritshëm, të gjithë sytë ishin te bukuroshja, ndërsa ajo ecte me një palë taka të kuqe prej lëkure gjarpri, shkruan DailyMail.

Image
Hailey Bieber

Bashkëshorti i saj 29-vjeçar, i cili ka fituar një reputacion për një stil shumë të ndryshëm nga Hailey, kishte një kapele bejsbolli të kthyer prapa, një këmishë të zezë me përmasa të mëdha dhe gjerdan me dy shtresa.

RKrijuesi i hitit “Baby” kompletoi dukjen e tij me një palë pantofla blu dhe një orë ari të trashë.

Image
Hailey Bieber

Themeluesja e markës “Rhode” së fundmi foli për “Sunday Times” në maj në lidhje me ndjenjat e saj për prindërimin.

Duke pranuar se donte fëmijë, bukuroshja brune pranoi sinqerisht se mendimi ishte njëkohësisht i frikshëm.

“Dua shumë të kem fëmijë, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin apo miqtë e mi. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë” – ka rrëfyer modelja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat