Bebe Rexha duket tërheqëse si një ‘Barbie’, ndërsa pozon nga Koreja e Jugut

Bota e Yjeve

Bebe Rexha duket tërheqëse si një ‘Barbie’, ndërsa pozon nga Koreja e Jugut

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 18:47
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Azi, pas sukseseve në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ajo ka mbërritur në Koren e Jugut, ku ka performuar për fansat e saj në kryqytetin Seoul.

Me të mbërritur në vendin e largët, Rexha ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është dukur mjaft tërheqëse.

Image
Bebe Rexha

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë dhe një këmsihë të bardhë sipër – i cili është një fustan tradicional i Koresë së Jugut.

34-vjeçarja është dukur mëse atraktive në këtë paraqitje, duke ngjasuar edhe në një ‘Barbie’ – film i cili ka qenë fenomeni i këtij viti.

Image
Bebe Rexha

Bebe Rexha përndryshe po përmbyll një vit mjaft të suksesshëm, pasi publikoi albumin e tretë të vetë-titulluar “Bebe”, i cili rezultoi mjaft i pëlqyer nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat