“Mos na bëni tag se na vjen nepsi”- E vërteta e shtatzënisë së Kiarës dhe deklaratat kontradiktore për vëmendje

Bota e Yjeve

“Mos na bëni tag se na vjen nepsi”- E vërteta e shtatzënisë së Kiarës dhe deklaratat kontradiktore për vëmendje

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:43
Kiara dhe Luiz

Që kur ishte pjesë e “Big Brother”, Kiara Tito u shndërrua në epiqendrën e mediave. Ka nga ato që e mbështetën për historinë e dashurisë me Luizin dhe ka nga ato që jo rrallëherë nuk i kursyen kritikat për të. Megjithatë, pavarësisht reagimeve, Kiara sot shfaqet më e lumtur se kurrë, e dashuruar me Luizin dhe me një format të sajin në televizion, ashtu si edhe ëndra e saj ishte.

Por, teksa çifti po vijon me angazhimet në karrierën e tyre, zërat për një shtatëzani të Kiarës, kanë nisur që në ditët e para pas daljes nga shtëpia e Big Brother. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë është vetë Kiara, por edhe Luizi, ata që ushqejnë ndjekësit me material për të shtuar dyshimet për një pritje.

Së fumdmi, këgëtari shkodran ka publikuar një foto në “InstaStory”, duke bërë konfuz publikun mbi gjininë e të voglit të tyre. “Kështu, do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e matures”, ka shkruar Luizi krahas fotos me disa punonjës sigurie, ndërsa publiku mendojnë se çifti së shpejti do të bëhen me një vajzë.

Së fundmi, Kiara ka nxitur akoma më shumë dyshimet se zërat që ajo është në pritje të ëmbël janë të vërteta.

“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni ‘tag’ në ‘Instagram’, se na vjen nepsi ne këtu”, tha Kiara gjatë programit “DWTS Fan Club”.

Image
Kiara

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të interpretohet si konfirmim i shtatëzanisë. E si për të mbajtur mbërthyer sa më shumë publikun me këtë histori, edhe Luizi ka pranuar të flasë për shtatëzaninë e Kiarës. Pyetjet nëse partnerja e tij është shtatëzënë, ai i është përgjigjur “S’e di”. “Do bëhemi prindër, kur të lindë Kiara, kur ta ketë shkruar ai lart. Nuk ka rëndësi vajzë apo djalë, vetëm të jetë shëndoshë e mirë.

Motra ime ka tre vajza, ndërsa unë çfarë të jetë”, u shpreh ai, duke u treguar i kujdesshëm që mos të zbulojë shumë detaje. Mirëpo së fundmi, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5” shoqja e ngushtë e ishbanores së “BBV”, Lisea Haxhiasllani, ka treguar se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.

Image
Kiara dhe Luiz

“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë. Por, aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë nga miqtë e afërt, jashtë citimeve zyrtare, ndonëse Kiara po tregohet shumë e rezervuar për planet për fëmijë, angazhimi i saj aktual është vetëm televizioni.

Aktualisht, moderatorja është e fokusuar vetëm tek karriera, duke preferuar që pjesën e shtatëzanisë, ta lërë pasi të mbarojë angazhimet në ekran. Të gjitha deklaratat e bëra në rrjet nga dy protagonistët, janë më shumë një mënyrë për të mbërthyer sa më shumë publikun, sesa për të zbuluar se në fakt ajo është në pritje të ëmbël. Dhe në fakt, duket se ia ka dalë më së miri, pasi prej javësh, Kiara jo vetëm që nuk ka reaguar për këto komente në media, por ka zgjedhur që t’i hedhë edhe më shumë “benzinë zjarrit” duke luajtur me lajmet e shtatëzënisë.

Kiara Tito është rikthyer në ekran, ku këtë herë i është besuar moderimin i “Fun Club” të “Dancing With the Stars”. Por natyrisht, më shumë sesa vetë për programin, interesin më të madh e ka historia e saj me Luizin. Ndaj edhe në media, ndonëse shpesh flet për projekte televizive, vëmendjen më të madhe e merr çdo detaj që ajo tregon për bashkëjetesën me Luizin. Këtë herë e ftuar në një program televiziv, ajo ka zbuluar më shumë detaje nga historia e tyre e dashurisë. Ajo tha se njerëzit duan shumë detaje për jetën e tyre private.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë ‘vlog’ për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Do donim ta mbanim një kamerë gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëritjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara.

Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka me moderatoren.

“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshëm. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për t’u bërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për t’u habitur”.

Nga ana tjetër, pyetjeve direkte për një shtatëzëni, ajo ka zgjedhur që mos t’i përgjigjet. Megjithatë, nëpër koridoret e “Top Media”-s, thuajse të gjithë e dinë se në fakt, Kiara nuk është shtatëzënë, me gjithë dëshirën e madhe të ndjekësve, madje edhe të vetë çiftit.

Me daljen e shumë detaje nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, t’i ndajë vetëm me rrethin e saj të ngushtë.

Kështu, lajmet për një shtatëzani të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta. Asnjë nga personat e afërt që rrijnë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kiara përflitet për një shtatëzani të mundshme. E me gjasa, nuk do të jetë as hera e fundit që një fakt i tillë do të përflitet nga media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat