Rita Ora dhe Taika Waititi duken plot stil gjatë një darke romantike në Paris

Bota e Yjeve

Rita Ora dhe Taika Waititi duken plot stil gjatë një darke romantike në Paris

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 00:45
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora dukej elegante teksa po largohej nga restoranti Hotel Costes në Paris me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Këngëtarja, 32 vjeç, dhe regjisori i filmit, 48 vjeç, shijuan një darkë romantike pasi ishin të pranishëm për të parë finalen e Kupës së Botës Rugby të shtunën mbrëma.

Çifti dukej në formë teksa dolën për një darkë së bashku në kryeqytetin francez.

Image
Rita Ora

Rita zgjodhi një palë xhinse dhe bluzë të zezë, por e shtoi elegancën me një pallto me lesh të gjatë.

Ndërkohë, Taika zgjodhi pantallona dhe një bluzë gri, dhe mabnte një kapele të bardhë, përpara se të hipte në një makinë me Ritën.

Image
Rita Ora

Kjo vjen pasi Rita e quajti Taikan një ‘Zot seksi’ kur asaj iu kërkua ta përshkruante atë me një fjalë.

Dyshja javë më parë zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë me martesë një vit më parë në një ceremoni luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat