Rita Ora duket e mahnitshme teksa promovon koleksionin e ri me “Primark”

Bota e Yjeve

Rita Ora duket e mahnitshme teksa promovon koleksionin e ri me “Primark”

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:17
Rita Ora

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa shfaqi një seri pamjesh nga koleksioni i saj i fundit me Primark përpara periudhës festive.

Këngëtarja, 32 vjeçe, pozoi me veshje të ndryshme në imazhe teksa promovonte koleksionin.

Rita shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një fustan metalik të argjendtë, të cilin e përshtati me një palë çizme deri tek gjunjët.

Image
Rita Ora

Ajo gjithashtu shfaqi një tjetër pamje nga artikujt e koleksionit të saj, një fustan të zi, të cilit i shtoi ngjyrat në formën e një varës trëndafili dhe çantë të ngjashme dhe shtoi në dukje një xhaketë prej gëzofi artificial.

Në një pozë të tretë, Rita nxori elegancën me një bluzë të bardhë dhe xhaketë, të cilën kombinoi me një kravatë dhe pantallona gjysmë të tejdukshme.

Image
Rita Ora

Rita shtoi në pamjen e saj një seri bizhuteri argjendi të shkëlqyeshme, duke përfshirë një palë vathë, unaza dhe një byzylyk.

Koleksioni i dytë i Ritës ma markën vjen pas lansimit të suksesshëm të veshjeve të saj të parë në muajin shtator.

Image
Rita Ora

Linja e dytë e veshjeve të artistes – “Night collection” – premton t’i sjellë blerësit në humorin festiv përpara Krishtlindjeve.

Koleksioni merr frymëzim nga stili personal i Ritës, si dhe nga stili ikonë i Studio 54 dhe moda rock në fund të viteve ’70/fillim të viteve ’80.

Ashtu si me koleksionin e parë, koleksioni është bashkë-dizajnuar nga Primark, Rita dhe stilistja me bazë në Londër, Jawara Alleyne, dhe u stilua nga stilistja e Ritës, Pippa Atkinson.

Ai përfshin pjesë të cilat janë të dizajnuara për t’u bërë elementë kryesorë të gardërobës që mund të pëlqehen, vishen dhe ndahen sezon pas sezoni.

Duke komentuar partneritetin, Rita tha: “Ka qenë një ëndërr e realizuar duke punuar me Primark për të sjellë në jetë vizionin tonë të përbashkët”.

“Duke kombinuar dashurinë time për modën dhe kreativitetin, ne kemi krijuar diçka magjike që të gjithë ta ruajnë në veshjet e tyre dhe ta shijojnë veshjen herë pas here”, ishte shprehur Rita.

“Për mua, sezoni i festave ka të bëjë me kalimin e kohës me njerëzit e dashur dhe shijimin e atyre netëve të dimrit. e këtë koleksion të ri, shpresoj që njerëzit të mund të gjejnë disa pjesë që me të vërtetë i ndihmojnë ata të duken dhe të ndihen më mirë”, tha deklaruar ylli i muzikës.

Koleksioni i festave “Rita Ora x Primark” do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet e Primark në 16 maketet e tij nga e marta e 7 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat