Kim Kardashian shfaq fizikun joshës me një kostum prej kristalesh për hapjen e dyqanit të ri të Swarovskit

Bota e Yjeve

Kim Kardashian shfaq fizikun joshës me një kostum prej kristalesh për hapjen e dyqanit të ri të Swarovskit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Kim Kardashian

Kim Kardashian bëri një mbërritje ‘verbuese’ në hapjen e dyqanit të ri të “Swarovski Fifth Avenue” në New York City, që u dyfishua si një festë për bashkëpunimin e markës me linjën SKIMS të miliarderes.

Bukuroshja 43-vjeçare, e cila së fundmi zbuloi koleksionin duke pozuar për një fushatë të mrekullueshme, doli pa sytjena në një bluzë me zinxhirë të stolisur me shpinë të hapur seksi.

Ajo vendosi një fund po ashtu me kristale, të ngjashëm me bluzën, me një palë të brendshme gri të çelët “Swarovski X SKIMS” me emrat e markave të shkruara në brez, shkruan DailyMail.

Image
Kim Kardashian

Doli të ishte një event i mbushur me yje të famshëm, pasi Kimit iu bashkuan supermodelja Ashley Graham, Gwyneth Paltrow dhe Emma Roberts.

Nëna e katër fëmijëve kishte një makijazh të shkëlqyer, me një buzëkuq nudo me shkëlqim, gjithashtu me një përzierjeje të përsosur të rimeleve kafe dhe të zi.

Image
Kim Kardashian

Grimerja e saj e re, Rokael Lizama, shtoi një palë qerpikë fallco dhe një sasi bronzi me shkëlqim për të krijuar një dukje të mahnitshme.

Kim përfundoi dukjen magjepsëse duke i kapur flokët errëta lart, e duke i lëshuar balluket përpara.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat