Ndodh befasia – Ledri dhe Sara shihen bashkë në New York?

Bota e Yjeve

Ndodh befasia – Ledri dhe Sara shihen bashkë në New York?

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:43
Ledri dhe Sara

Tashmë kanë kaluar disa muaj që portalet dhe mediat shqiptare shkruajnë se reperi Ledri Vula dhe influencierja Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

Por, disa fotografi që janë publikuar sonte nga IconeStyle në Instagram duket se hedhin poshtë këto lajme.

Në një koncert që Ledri Vula mbajti mbrëmë në New York të Amerikës, e ku këndoi edhe Tayna, në të ka marrë pjesë edhe partnerja e Ledrit, influencierja Sara Hoxha.

Sara ka qenë në publik dhe ajo është fotografuar nga fansat, foto e cila është publikuar nga portali shqiptar.

Kujtojmë së Ledri u tha se i dha fund lidhjes me Sarën sidomos pasi fshiu nga YouTube këngën “Gjendja” të cilën ai e kishte bërë me Sarën.

Pavarësisht së Ledri ka shlyer tërë fotot në Instagram për ta promovuar albumin e tij të ri dhe këngën “Paranormal”, këtë gjë nuk e ka bërë Sara ku në rrjetet e saj sociale ende ndanë momentet e saj të mira me reperin kosovar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat