Para dhe pas – si dukej banorja më e re e BBVK, Kaderi në kohën kur ishte shpallur “Miss Prizreni”

Bota e Yjeve

Para dhe pas – si dukej banorja më e re e BBVK, Kaderi në kohën kur ishte shpallur “Miss Prizreni”

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:30
Kader Kicaj

Kader Kicaj shkëlqeu dje (e premte) me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”.

Modele me profesion dhe fituese e titullit “Miss Prizreni” në vitin 2016, Kader u shfaq e vendosur për të sjellë një frymë të re në lojë, duke premtuar “trazira” që të gjithë i presin me padurim.

Ndërsa hapi për herë të parë derën e shtëpisë së famshme, Kader bëri një deklaratë të guximshme për të bërë “hallakamë”, duke lënë të kuptohet që jo vetëm do të jetë një konkurrente e fortë, por edhe që do të ngjallë debat dhe ndoshta edhe konflikt

Në moshën 25-vjeçare, Kader tregon se ka mjaftueshëm eksperiencë dhe vetëbesim për të bërë ndikim.

Titulli i “Miss Prizrenit” është dëshmi e bukurisë së saj, por sfidat që vijnë do të provojnë aftësitë e saj strategjike, emocionale dhe sociale në kushtet unike të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 2”.

E teksa publiku po njihet tashmë më personalisht me të brenda shtëpisë, në anën tjetër në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi që tregojnë se si dukej modelja në kohën kur ishte shpallur “miss”.

Me kalimin e viteve, vërehet që bukuroshja ka pësuar mjaft ndryshime dhe ka shkuar sa vjen e bëhet më e bukur.

Image
Kader Kicaj – “Miss Prizreni 2016” 

Ndërsa Kader fillon të përshtatet me jetën e re brenda shtëpisë, fansat mbeten të ngazëllyer për të parë se si do të zhvillohen interaksionet e saj me të tjerët dhe cilat zgjedhje do të bëjë për të avancuar në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat