Luana Vjollca mahnit me transformimin në dukje

Bota e Yjeve

Luana Vjollca mahnit me transformimin në dukje

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 00:07
Luana Vjollca

Ajo është njëra nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për moderatoren nga Shqipëria, Luana Vjollcën, e cila tashmë komentohet për çdo lëvizje në rrjetet sociale.

Biondja kësaj radhe ka bërë një ndryshim drastik në pamje, teksa ka prezantuar stilin e ri të flokëve.

Ndonëse shquhet për dukjen, ajo ka bërë një model flokësh, përfshirë edhe balluket.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Luana sapo ka përfunduar edicionin e parë të “Love Island”, i cili për herë të parë u organizua në Shqipëri.

Veç kësaj, ajo ka drejtuar së fundmi edhe një emision të titulluar “Zemër Luana”.

Image
Luana Vjollca
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat