Selena Gomez merr pjesë në dasmën e ish-të dashurit, por thyen një rregull veshjeje

Bota e Yjeve

Selena Gomez merr pjesë në dasmën e ish-të dashurit, por thyen një rregull veshjeje

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:17
Selena Gomez

Kur bëhet fjalë për dasmat – një festë për dashurinë dhe jetën – rregullat e pashkruara të modës së dikurshme do ta interpretonin aktin e veshjes së zezë – ngjyrën e vdekjes, zisë dhe dëshpërimit – si një deklaratë të heshtur mosmiratimi.

Do të ishte një thirrje mjerimi dhe do të ishte njëlloj si t'i thuash universit: "Nuk më intereson fati romantik i këtij çifti".

Por kjo nuk është më epoka viktoriane dhe Selena Gomez mori pjesë në dasmën e ish-të dashurit Samuel Krost e veshur me të zezë nga koka deri te këmbët: një fustan mëndafshi me stileto Jimmy Choo dhe çantën Miracle të Aupen-it me kristale. 

Image
Selena Gomez

Gomez duket se vazhdon traditë bashkëkohore të shtruar nga të famshëm si Zoë Kravitz dhe Kendall Jenner – të cilët janë shfaqur të veshura me të zeza në dasmat e Margaret Qualley dhe Lauren Perez – ndërsa edhe shoqërueset e nuses së Sofia Richie kishte veshur fustane të zeza.

Të paktën nuk ka veshur fustan të bardhë...

Image
Selena Gomez dhe  Samuel Krost
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat