Dua Lipa shkëlqen në daljen e saj në New York, e stolisur me elegancën e markës “Chanel”

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen në daljen e saj në New York, e stolisur me elegancën e markës “Chanel”

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 16:52
Dua Lipa

Dua Lipa si përherë, dukej elegante edhe të enjten, teksa doli në New York.

Këngëtarja, 28 vjeçe, përballoi motin e ftohtë të mbrëmjes me një pallto të gjatë të zezë “Chanel” me detaje dhe kopsa kristali elegante.

Krijuesja e hitit “One Kiss” ka aksesuar pamjen e saj me vathë diamanti të varur dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Superylli shqiptar, i cila një ditë më parë kishte veshur xhinse të ulëta, e ka finalizuar veshjen me çorape të zeza dhe taka.

Ajo stolisi flokët e saj të lyera me ngjyrë të kuqe në një bisht të lartë, dhe shkëlqeu me një grim “smokey” për daljen.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat