Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen në festën e publikimit të skenarit të “Barbie”

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen në festën e publikimit të skenarit të “Barbie”

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:56
Dua Lipa

Dua Lipa ‘rrëmbeu’ vëmendjen në festën e publikimit të skenarit të “Barbie” në Los Angeles të shtunën mbrëma (2 dhjetor) – paraqitja e saj e parë që nga ndarja me të dashurin Romain Gavras.

Krijuesja e hitit “Houdini”, 27 vjeçe, dukej si një princeshën e popit me fustanin e saj metalik të argjendtë për ahengun e shtëpisë botuese “Faber & Faber”, i cili u realizua për të festuar publikimin e skenarit të filmit të shkruar nga Greta Gerwig dhe Noah Baumbach.

Çorape të tejdukshme dhe një palë çizmesh lëkure të zeza deri tek gjuri për rastin e festave, Dua tërhoqi vëmendjen me paraqitjen.

Image
Dua Lipa

Me ndryshim e fundit në flokë, fituesja e “Grammy” pa me një grim të lehtë.

Festa – që po zhvillohej në Pendry në West Hollywood – tërhoqi edhe yje të tjera, duke përfshirë protagonistët e “Barbie”, Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Kjo është hera e parë që skenari do të jetë në shtyp dhe gjithashtu përmban një hyrje ekskluzive nga Gerwig dhe Baumbach. Libri do të ketë gjithashtu tetë faqe foto nga filmi.

Ndërkohë, këngëtarja e “Cold Heart” ka qenë e zënë duke punuar në albumin e tretë në karrierë.

Image
Dua Lipa

Fituesja e “Grammy” pret të publikojë albumin e saj të tretë në studio vitin e ardhshëm.

Skenari i Barbie është në dispozicion për porositje paraprake dhe do të publikohet më 14 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat