Dua Lipa shfaqet tejet elegante në “Women In Entertainment 2023”

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet tejet elegante në “Women In Entertainment 2023”

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Dua Lipa

Dua Lipa përkundër thjeshtësisë së saj, arrin të marr vëmendjen e të gjithë me paraqitjet e saj. Në mbrëmjen gala të “Women In Entertainment 2023”, e organizuar nga The Hollywood Reporter në Hotelin e “Beverly Hills” në Los Angeles, Dua mahniti me një paraqitje plot elegancë.

Dua Lipa, në tapetin e kuq u paraqit me një fustan të zi pa rripa, me një të çarë pranë ijeve.

Fustani i Duas, të cilin e kishte shoqëruar me geta dhe taka të zeza me rripa, kishte një detaj si rrip përgjatë dekoltesë, shkruan DailyMail.

Image

Dua Lipa në “Women In Entertainment 2023” (Foto: Araya Doheny/FilmMagic

Në tapetin e kuq, Dua Lipa foli për gazetaren e The Hollywood Reporter, ku tha se ndihej shumë me fat që ishte atje dhe shprehu admirimin e saj për artisten Adele, e cila gjithashtu ishte prezente.

Ndërkohë, në skenë, ajo dukej mahnitëse teksa fliste para të pranishmëve në mbrëmjen gala.

Ky event, të cilin e organizoi revista The Hollywood Reporter në Beverly Hills Hotel në Los Angeles të enjten në mëngjes, ka pasur shumë të ftuar dhe prezantues të njohur, duke përfshirë yje si: Camila Cabello, Billie Lourd dhe Lily Gladstone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat