Nuk i lë vend imagjinatës – Edona James merr vëmendje me paraqitjen e ekzagjeruar në Big Brother

Bota e Yjeve

Nuk i lë vend imagjinatës – Edona James merr vëmendje me paraqitjen e ekzagjeruar në Big Brother

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 00:14
Edona James

Edona James është njëra nga banoret që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Ajo ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i këtij formati për gjestet dhe për mënyrën se si është shprehur.

Transgjinorja nga Suhareka së fundmi ka marrë vëmendje me paraqitjen e ekzagjeruar në spektaklin e së hënës (11 dhjetor).

Image
Edona James

Biondja ka përzgjedhur një fustan të gjatë me një nuancë të ngjyrës kafe, i cili është i prerë tek këmbët.

E njëjta nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa ka vënë në pah më shumë se ç’duhet linjat trupore.

Image
Edona James

Edona thuajse në çdo Prime shfaqet e tillë, me veshje të veçanta, ndonëse ky është më i spikaturi.

Sidoqoftë, ajo është kthyer në një personazh shumë të dashur, ku tashmë ka thyer rekorde shikueshmërie në rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat