Pas daljes nga BBVK, Blero publikon foto përkrah të dashurës: Më në fund!

Bota e Yjeve

Pas daljes nga BBVK, Blero publikon foto përkrah të dashurës: Më në fund!

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 10:20
Blero Muharremi

Këngëtari Blero mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Por, pas 54 ditësh rrugëtim në shtëpinë e famshme ai gjatë spektaklit të së premtës vendosi të largohej.

Ai tha se për të ishte e pamundur të vazhdonte këtë aventurë dhe se më e rëndësishme është shëndeti i tij.

Dhe menjëherë pas daljes, Blero ka udhëtuar jashtë Kosovës për të vizituar partneren e tij në Gjermani.

Autori i “Fotografia” ka publikuar një foto përkrah të dashurisë, të cilës u kujdes të mos ia zbulonte fytyrën.

Image
Blero publikon foto përkrah të dashurës

“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e imazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat