Sara Hoxha bën ndryshimin drastik, frymëzohet nga ish e dashura e Ledrit

Bota e Yjeve

Sara Hoxha bën ndryshimin drastik, frymëzohet nga ish e dashura e Ledrit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:58
Sara Hoxha

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka vendosur ta mbyllë vitin me një ndryshim në pamjen e saj, duke lyer flokët nga brune në tone të vishnjes.

Mirëpo, menjëherë pas këtij ndryshimi të Sarës, duket se rrjetit nuk i ka shpëtuar një detaj.

Ata shprehen se ndryshimi i Sarës është frymëzuar nga Dua Lipa, që është edhe ish e dashura e reperit Ledri Vula.

Image
Sara Hoxha

Kjo ngjyrë tashmë është kthyer në trend jo vetëm nga Dua, por gjithsesi krahasimi mes dy vajzave është i pashmangshëm në rrjet, kur është Ledri në mes.

Kujtojmë se ndarja e Ledrit dhe Sarës ende mbetet mister nga çifti dhe së fundmi Sara është shprehur se kur të jenë gati të dy do dalin të flasin me publikun e tyre.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat