Beyonce mahniti me një korse të bardhë dhe minifund, natën e Vitit të Ri

Bota e Yjeve

Beyonce mahniti me një korse të bardhë dhe minifund, natën e Vitit të Ri

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:58
Beyonce

Beyonce mahniti 319 milionë ndjekësit e saj në Instagram në natën e Vitit të Ri teksa u shfaq me një sërë imazhesh të reja.

Artistja 42-vjeçare, e cila së fundmi befasoi fansat në Brazil, tregoi sensin e saj të patëmetë të modës në një koordim ‘tweed’ gri, të bardhë dhe të zi.

Nëna e tre fëmijëve e ekspozoi dekoltenë e saj të guximshme, teksa vendosi një korse me prerje të ulët, poshtë xhaketës së saj, shkruan DailyMail.

Image
Beyonce

Këngëtarja nga Teksasi zhveshi gjithashtu këmbët e saj të tonifikuara teksa shtoi një fund të shkurtë me palosje.

Beyonce, emri i plotë Beyonce Giselle Knowles Carter, nuk përfshiu një mbishkrim pasi u dha fansave të saj të paepur një mori fotografish të reja.

Ajo e kombinoi pamjen e saj këmbëgjatë me një palë taka të bardha me majë, të cilat i përkuleshin rreth kyçeve të saj elegante.

Në setin e fotove mahnitëse, ajo mbante edhe një çantë të vogël të bardhë, e cila përputhej me një palë syze dielli të bardha që ajo mbante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat