Kendall Jenner i lë pak vend imagjinatës, ndërsa shfaqet tejet provokuese në imazhet e reja nga pushimet në Barbados

Bota e Yjeve

Kendall Jenner i lë pak vend imagjinatës, ndërsa shfaqet tejet provokuese në imazhet e reja nga pushimet në Barbados

Më: 6 janar 2024 Në ora: 09:47
Kendall Jenner

Kendall Jenner tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit e veshur me bikini të vogla ndërsa ishte në pushime në Barbados për Vitin e Ri.

Ylli 28-vjeçar kishte veshur bikini të bardha dhe të kuqe me fije me një majë në formë trekëndëshi, duke nxjerrë në pah derrierën e saj dhe barkun e tonifikuar.

Kendall ndau me ndjekësit disa fotografi ‘të nxehta’ me rroba banje ndërsa ishte në plazh natën, shkruan DailyMail.

Image
Kendall Jenner

Ylli i “the Kardashians” pozoi gjithashtu përballë dhe përpara, ndërsa qëndronte në një trung peme dhe tërhiqte vëmendjen me bikinit joshëse të saj.

Kendall zgjodhi të ishte pa makijazh, duke treguar dukjen e saj tërësisht natyrale.

Image
Kendall Jenner

Ajo kishte thjesht të vendosur disa unaza dhe vathë të shndritshëm.

Ylli e festoi Vitin e RI 2024 me miqtë Justin dhe Hailey Bieber në Barbados.

Image
Kendall Jenner

Kendall postoi gjithashtu një tjetër foto të saj me bikini në InstaStory, si dhe një video të saj duke u larë në oqean.

Bukuroshja brune ripostoi një foto të publikuar nga një mik teksa të gjithë buzëqeshnin për një foto në grup.

Image
Kendall Jenner

Në udhëtim ishte edhe ish-i dashuri i saj Bad Bunny, si dhe një numër miqsh të përbashkët.

Një burim i tha TMZ se dyshja nuk janë rikthyer zyrtarisht bashkë, por se janë ribashkuar nga miqtë e tyre të përbashkët dhe se ende nuk ka asgjë romantike mes tyre.

Image
Kendall Jenner

DailyMail konfirmoi raportin, me një burim që tha se ata ‘nuk po takohen edhe pse sapo ishin parë me njëri-tjetrin.

“Ata janë shumë miqësorë me njëri-tjetrin dhe përsëri, diçka mund të ndodhë kur ata kanë më shumë kohë për të kaluar me njëri-tjetrin, por nuk po i japin kohë që do ta meritonte për ta bërë atë të funksionojë”, shtoi burimi i brendshëm.

Image
Kendall Jenner

Në mes të dhjetorit, u raportua se Kendall dhe Bad Bunny, i lindur si Benito Martinez Ocasio, u ndanë pas gati një viti së bashku.Një burim i tha revistës People se dyshja ‘nuk janë më çift’, duke mos dhënë detaje se pse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat