Rita Ora shkëlqen si juri në “Masked Singer UK” me një dukje mahnitëse

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen si juri në “Masked Singer UK” me një dukje mahnitëse

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:20
Rita Ora

“Masked Singer UK” u kthye sërish në ekranet televizive në Mbretërinë e Bashkuar sonte (6 janar).

Juria e famshme prej Mo Gilligan, Davina McCall dhe Jonathan Ross do të kthehen sërish këtë javë, ndërsa Rita Ora pritet t’i bashkohet sërish pasi mungoi në shfaqjen e javës së kaluar.

Rita, ikona shqiptaro-britanike e popit, ka bërë një kthim të shkëlqyer si anëtare e jurisë në këtë spektakël.

Image
Rita Ora

Veshur me një fustan të shkurtë të zi nga materiali i dantellës, veshja e saj ka theksuar elegancën dhe guximin në një kombinim që rrallë herë shihet.

Fustani ishte i hapur në zonën e barkut dhe të gjoksit, duke e bërë Ritën të duket sensuale.

Rita ka zgjedhur të kompletojë pamjen e saj me taka të larta që shtojnë elegance pamjes së saj.

Flokët bjonde u lëshuan në valë natyrale me një grim vezullues, me sy të theksuar dhe buzë në nuancat e ndezura, Rita ka bërë zgjedhjen e duhur për të kompletuar këtë pamje spektakolare.

Si një yll që vazhdon të ndriçojë në skenën ndërkombëtare, Rita Ora ka konfirmuar sërish pse është një nga emrat më të përfolur në industri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat