Rita Ora dridhen në të ftohtin e Parisit, ndërsa shoqërohet nga e ëma e saj në Javën e Modës

Bota e Yjeve

Rita Ora dridhen në të ftohtin e Parisit, ndërsa shoqërohet nga e ëma e saj në Javën e Modës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 08:18
Rita Ora me nënën e saj

Sipas përdoruesve të rrjetet social TikTok, estetika e pastër e vajzës ka dalë zyrtarisht nga moda dhe në vend të saj është në modë të dukesh si një ‘grua mafioze’.

Dhe Rita Ora duket se ka hyrë në trendin më të fundit, teksa u pa e veshur me një pallto leshi me dizajn leopardi të premten, në Javën e Modës në Paris, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 33 vjeçe, ishte veshur nga marka “Prada”, ndërsa po shkonte për darkë me nënën e saj, Verën, dhe miqtë e saj në Lapérouse në Paris.

Image
Rita Ora me nënën e saj

Veshur një fustan të zi mini nën pallto dhe një palë çorape të zezë të padukshme, ajo i shtoi dukjes edhe më shumë shkëlqim me një palë taka me breza për të kompletuar veshjen e saj.

Për aksesorë, artistja e lindur në Prishtinë zgjodhi një palë vathë të mëdhenj të arit dhe mblodhi flokët e saj mbrapa në një stil voluminoz të frymëzuar nga stilet e vjetra.

Image
Rita Ora me nënën e saj

Rita së fundmi bashkëpunoi me Keith Urban për ripërpunimin e këngës së saj, “Shape of me”, e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit, “You and I”.

Ajo ndau para pak ditësh një video të shkurtër duke paralajmëruar këngën, e cila është një dedikim për nënën e saj, Verën, dhe për të gjitha gratë në përgjithësi.

Këngëtarja paralajmëroi publikimin e kësaj kënge në ditëlindjen e 60-të të nënës së saj, të mërkurën.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Rita Sahatçiu shpjegoi se ka dashur të kompozojë një këngë për Verën prej kohësh dhe tani ndihet sikur në fund “ishte në gjendje ta bënte këtë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat