Christina Aguilera paraqitet më e dobët se kurrë më parë! Çfarë ka ndodhur?

Bota e Yjeve

Christina Aguilera paraqitet më e dobët se kurrë më parë! Çfarë ka ndodhur?

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 07:45
Christina Aguilera

Christina Aguilera dukej më e dobët se kurrë mbrëmjen e së mërkurës kur performoi në Sin City.

Këngëtarja 43-vjeçare tregoi fizikun e saj të dobët e veshur me një komplet ngjyrë bezhë, teksa ishte në skenë për shfaqjen e saj në Las Vegas.

Në janar, Aguilera shënoi rikthimin e saj në Las Vegas pas një përiudhe 10-mujore në vitin 2019 The Xperience with Burlesqueier.

Image
Christina Aguilera

Pavarësisht se fansat janë shqetësuar për rënien në peshë të këngëtares në fakt prej disa kohësh tashmë, Aguilera ka vendosur të hajë një dietë të balancuar dhe të shëndetshme si edhe një regjim rigoros të ushtrimeve fizike.

Aguilera ka pasur luhatje të mëdha për sa i përket pamjes fizike, por tani 42-vjeçarja ka arritur të rikthejë figurën e vjetër duke humbur rreth 18 kilogramë.

Image
Christina Aguilera

Kur ajo solli ne jetë djalin e saj, Max në vitin 2008, i cili tashmë është 15-vjeç, u shndërrua në kryeartikujt e mediave rozë për shkak të shtimit në peshë. Rreth dy vite më vonë, ajo nisi të humbiste peshë për shkak të rolit të saj në filmin, “Burlesque”, në vitin 2010. Megjithatë, po në të njëjtin vit, pesha iu rikthye sërish për shkak të divorcit nga kompozitori muzikor, Jordan Bratman.

Këngëtarja e hitit “Beautiful” është gjithashtu edhe nëna e një vajze, 9-vjeç, Summer, me të fejuarin e saj, Matttheë Rutler, 38-vjeç.

Pas sjelljes në jetë të djalit të saj, ajo humbi rreth 18 kg, duke ngrënë një dietë të balancuar me rreth 1600 kalori, duke ndjekur “Rainboë Diet”. Si pjesë e dietës së saj, ajo konsumon shumë ushqime me bazë bimore si edhe zgjedh frutat dhe perimet çdo ditë.

Momentalisht ajo ka hequr dorë nga dieta dhe është e fokusuar në konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo ka treguar se përpiqet të hajë ushqime të plota dhe shume pak ushqime me përmbajtje sheqeri.

Aguilera është nënë e dy fëmijëve, ndaj është e kuptueshme që ka pasur probleme me peshën për shkak të shtatzënisë. Pavarësisht perceptimit të publikut për këngëtaren e famshme, ylli i muzikës pop pranon se ishte në fakt një nga personat e fundit në grupin e saj që humbi virgjërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat