Zendaya merr vëmendjen me veshjen metalike në premierën e filmit “Dune: Part Two”

Bota e Yjeve

Zendaya merr vëmendjen me veshjen metalike në premierën e filmit “Dune: Part Two”

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Zendaya

Zendaya është e njohur për zgjedhjet e saj eksperimentale në modë dhe pamjet që tërheqin vëmendjen.

Megjithatë, ajo i tejkaloi të gjitha pritshmëritë kur vodhi shfaqjen në premierën e “Dune: Part Two” në Leicester Square, Londër të enjten.

Aktorja, 27 vjeçe, i la pak vend imagjinatës kur mbathi një kostum metalik si robote në një festë për filmin epiko-shkencor, shkruan DailyMail.

Image
Zendaya

Zendaya, e cila luan rolin e luftëtares Chani në film, shfaqi shumë trupin e saj në kostumin e dizajnerit që është një veshje nga Koleksioni Couture Vjeshtë/Dimër i vitit 1995 të stilistit Thierry Mugler.

Kostumi ngushtë në trup theksoi figurën mbresëlënëse të yllit hollivudian, me detaje të prerjes në mes të belit, këmbët, dhe në të dyja pjesët e gjoksit dhe të pasmeve.

Image
Zendaya

Ylli gjithashtu mbajti veshur një palë doreza argjendi së bashku me çizme të larta deri te gjunjët, ndërsa flokët i mbante të mbledhura lart.

Duke mbajtur një shprehje serioze në fotografi, dukej sikur Zendaya ishte ndoshta e vetëdijshme se zgjedhja e saj e veshjes do të ishte pika kryesore e diskutimit në premierë.

Image
Zendaya

Duke folur me bashkë-aktorin Timothee Chalamet, aktori dukej si sikur madje edhe ai ishte i habitur nga shfaqja spektakolare e Zendayas.

28-vjeçari, i cili sërish merr rolin kryesor si Paul Atreides, kishte veshur një palë pantallona argjendi dhe një bluzë të zezë të lirshme.

Image
Zendaya

Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë derisa ylli e largoi kostumin e saj si robote për diçka pak më të rehatshme.

Duke veshur një fustan të thjeshtë elegant të zi mbrëmje, Zendaya bëri që të jetë thuajse personazhi më i komentuar për dukjen e saj në këtë mbrëmje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat