Sara Hoxha shkëlqen me flokët e kuqe dhe veshje provokuese në fotografitë në Instagram

Bota e Yjeve

Sara Hoxha shkëlqen me flokët e kuqe dhe veshje provokuese në fotografitë në Instagram

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Sara Hoxha

Sara Hoxha, një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara së fundmi, ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjete sociale.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një seri fotografish të mrekullueshme, duke vënë në pah jo vetëm estetikën e saj të përkryer, por edhe një ndryshim në dukje që pa dyshim nuk kaloi pa u vënë re – flokët e saj të ndritshëm në ngjyrë të kuqe.

Flokët të kuqe e bënë atë të duket edhe më e mahnitshme, duke i shtuar asaj një prekje ekstravagance dhe të veçantë në stilin e saj.

Image
Sara Hoxha

Por ndryshimi i flokëve nuk ishte gjëja e vetme që ra në sy. Sara veshi një kostum dypjesësh shumë të bukur që zbulonte mjaft nga pjesa e gjoksit dhe barkut.

Veshja, e cila ishte e kombinuar me shije dhe guxim, u bë shkak të komenteve pozitive të shumë ndjekësve në rrjetet sociale.

Image
Sara Hoxha

Kostumi jo vetëm që zbulonte, por edhe shfaqte linjat e saj, ndërsa fundi i gjatë, i cili ishte i prerë nga anët, ekspozonte këmbët e saj shumë seksi dhe të tonifikuara.

E veshur e gjitha në të zeza, Sara arriti të bëjë një kontrast ndërthurrës me një palë lëpucë në ngjyrë të kaltër të çelët, shtuar kështu një prekje verore në pamjen e saj.

Gjithashtu, fotografitë ku Sara shfaqet e buzëqeshur dhe duke ecur me krenari dhe sharm nëpër trotuare gjatë natë, rrezaton shumë pozitivitet, për të cilin edhe njihet Sara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat