Georgina Rodriguez shfaq figurën e mahnitshme nga palestra

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez shfaq figurën e mahnitshme nga palestra

Më: 8 prill 2024 Në ora: 00:26
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka shfaqur së fundmi linjat e bujshme trupore derisa po bënte ushtrime në palestër.

30-vjeçarja është prej shumë vitesh partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Ajo dukej atraktive me një palë sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngushta ngjyrë portokalli.

Image
Georgina Rodriguez

Bukuroshja ka mahnitur 58.5 milionë ndjekësit që numëron në llogarinë e saj personale, Instagram.

Me Georginan si trajneren e tyre personale, binjakët Eva dhe Mateo, të dy 6 vjeç, u panë po ashtu duke ngritur pesha.

Ronaldo ka pesë fëmijë – Cristiano Jr , 13 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, 6, Alana, 6 vjeçe dhe foshnja Bella, një vjeçe.

E gjithë familja shfaqet shpesh në rrjetet sociale të Georginas dhe së fundmi ajo ka ndarë foto të lezetshme të tyre duke shijuar një ditë pushimi në plazh.

Ronaldo aktualisht luan për skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe i ka sytë drejt udhëheqjes së Portugalisë në Euro 2024 këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat