Dua Lipa ndan imazhe të dukjes elegante dhe shumë të veçantë

Bota e Yjeve

Dua Lipa ndan imazhe të dukjes elegante dhe shumë të veçantë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:46
Dua Lipa

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i ka habitur ndjekësit e saj me fotografitë e fundit nga pjesëmarrja e saj në ACM Awards, duke treguar dukjen elegante dhe stilin e saj të veçantë.

Dua ka zgjedhur të mbajë flokët e saj në një topuz të rregullt, ndërsa grimin e kishte të realizuar në mënyrë të mahnitshme, të cilin e shfaqte me krenari në fotografitë që ndau në rrjetet sociale.

Vëmendja e të gjithëve u rrëmbye nga fustani i saj spektakolar. Një krijim i gjatë në ngjyrë të kaltër të mbyllët, ky fustan i vinte në pah trupin e saj perfekt dhe i shtonte një notë misteri dhe elegancë asaj që është tashmë një figurë ikonike në botën e muzikës.

Image
Dua Lipa

Në postimin e saj në Instagram, Dua shkroi: “Një moment “vintage Versace” për ACM”. Ky koment vjen si një homazh për stilin klasik të shtëpisë së modës “Versace” dhe shfaq një lidhje të qartë mes imazhit të saj modern dhe estetikës së përhershme.

Në mbrëmjen e njëjtë, Dua Lipa bëri edhe një hap më tej në karrierën e saj, duke u bashkuar në skenë me yllin e muzikës country, Chris Stapleton.

Image
Dua Lipa

Performanca e tyre u prit me duartrokitje nga publiku dhe vlerësime të larta, duke e vërtetuar edhe një herë talentin e saj të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat