Rihanna në krahët e sheikut simpatik, por shikoni çfarë bën ai për të

Bota e Yjeve

Rihanna në krahët e sheikut simpatik, por shikoni çfarë bën ai për të

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:46
Rihanna dhe Hassan Jameel

Duket se më në fund bukuroshja nga Barbados ka gjetur lumturinë e saj në dashuri.

Rihanna është fotografuar teksa kalonte pushimet në Ibiza me të dashurin e saj të ri, miliarderin 36 vjeçar, sheikun Hassan Jameel. Ai është pjesë e familjes Adbul Latif Jameel, një nga familjet më të pasura të Arabisë Saudite, të cilët kanë një ndër kompanitë më të mëdha në botë, të shitjes së makinave Toyota.

Rihanna dhe Hassan janë fotografuar sërish bashkë, teksa bukuroshja brune mbanë në dorë një buqetë me lule të bardha, e ndërsa vihet re një buzëqeshje tek dy të rinjtë.

Nuk dihet prej sa kohësh ata janë bashkë, por ajo që duket qartë, është lumturia e 29-vjeçares në krahët e sheikut.

Epo vajza… paçi fatin e Rihannës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat