Ja kush ishte i pranishëm në dasmën e argjentinasit

Bota e Yjeve

Ja kush ishte i pranishëm në dasmën e argjentinasit

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 08:28
Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo

Lionel Messi më nuk i përket botës së beqarëve.

Futbollisti i Barcelonës ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare përmes një dasme të organizuar në vendlindje, Rosario.

Messi drejt altarit të martesës ka shkuar me Antonella Roccuzzo, të cilën e njohu dhe më pas u dashurua para 20 vjetëve.

Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm mesin e tyre edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.

Ndryshe, Messi dhe Antonella tashmë janë prindër të dy fëmijëve, Thiago Messi, Mateo Messi. 

Image
Xavi Hernandez dhe bashkëshortja Nuria Cunillera, Cesc Fabregas dhe bashkëshortja Daniella Semaan dhe Carles Puyol me bashkëshorten Vanessa Lorenzo.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat