JLo ekspozon krahët muskoluz derisa drejtohet për në palestër në Miami

Bota e Yjeve

JLo ekspozon krahët muskoluz derisa drejtohet për në palestër në Miami

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:40
Jennifer Lopez

Për Jennifer Lopez, mbajtja e figurës trupore ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e karrierës së saj shumëvjeçare.

Të shtunën, nëna e dy fëmijëve është parë duke shkuar në palestër në Majemi, së bashku me të dashurin e saj Alex Rodriguez.

Ylli i popi kishte ekspozuar krahët e mirë formësuar, e veshur në rroba fitnesi.

Këngëtarja 49 vjeçare, gjithashtu barte aksesorë dhe syze, ndërsa në dorë mbante kafenë, një duks të bardhë dhe celularin.

As i dashur Alex Rodrigues nuk i linte gjë mangut JLos, pasiqë dukej mjaftë mirë i veshur me triko, pantallona dhe atlete Nike.

Çifti, i cili filloi lidhjen në shkurt të vitit të kaluar, gjithnjë fotografohen së bashku, veçanërisht kur shkojnë në palestër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat