“Është gati çdo gjë…”, Anna Lika së shpejti do bëj dasmë

Bota e Yjeve

“Është gati çdo gjë…”, Anna Lika së shpejti do bëj dasmë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 11:11
Anna Lika

Ajo është një prej figurave më të komentuara e më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është Anna Lika, e cila ka ditur të fitojë zemrat e fansave me tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe me batutat e shumta që i bën spontanisht.

Anna ka një numër të madh ndjekësish në profilin e saj në “Instagram”, ku me fansat e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Por së fundmi aktorja i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”, ku shkruan se shumë shpejt do të martohet.

Një fans i saj ka një kërkesë për aktoren, pasi i thotë “na bëj i dasmë”. Për këtë arsye Anna ka postuar një foto të një femre të veshur me fustanin e nusërisë dhe me buqetë në dorë.

“Për vitin tjetër është gati çdo gjë, lokali, orkestra, fustani, të ftuarit. Burrin s’e kemi kontaktuar akoma.”- shkruan Anna me humor, duke lënë të kuptohet se po bënte shaka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat