Këngëtarja tregon sërish format e trupit.
Nora Istrefi njihet si ndër këngëtaret me trupin më bombastik në estradë.
E ajo kohët e fundit po e dëshmon këtë, pasi po shfaqet gjithmonë e më seksi e njëkohësisht shumë elegante.
Pasi ka marrë gjithë vëmendjen me veshjen në dasmën e Gjikos me Elitën, Nora këtë herë vjen në një video ku shihet duke provuar një fustan elegant, por të ngushtë me të cilin i vërehet format perfektë të trupit dhe me gjithë këmbën të zbuluar.
Duket se ky është një nga fustanet që Nora ka provuar për këtë dasmë, por që besojmë se ka bërë zgjedhjen e duhur me fustanin e kuq.