Eliona Pitarka: Ai do më vrasë, puthjen e parë e kam dhënë…

Bota e Yjeve

Eliona Pitarka: Ai do më vrasë, puthjen e parë e kam dhënë…

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:03
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka është një prej aktoreve të humorit, e cila, siç shprehet edhe vetë, e ka pikë të dobët karrierën dhe e kemi parë që herë pas herë çfarë nuk ka bërë për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike e për t’u rritur në profesion.

Prej kohësh ajo duket se është në një lidhje, por në InTv rrëfeu disa nga sekretet jetësore, mes së cilave foli për momentin kur e ka dhënë puthjen e parë.

E reja tregoi se ka qenë vetëm 18 vjeçe, edhe pse shumë persona mund ta vënë në dyshim këtë gjë.

Gjithashtu ajo foli për personin më të urryer, për të cilën tha se është një plakë që ka në pallat si dhe për dhuratën më të bukur që ka marrë.

Sipas Elijonës, dhurata më e bukur është një byzylyk që i ka bërë dhuratë i dashuri, i cili "do ta vrasë", pasi ajo nuk e kishte vënë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat